Berisha: Rama në çdo takim bën avokatin e Rusisë së vogël, Serbisë

Kreu i PD-së Sali Berisha në një konferencë për median deklaroi se Edi Rama në çdo takim po bën avokatin e "Rusisë së vogël, pra Serbisë" duke e justifikuar faktin se pse Serbia nuk mund të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Sali Berisha: Edi Rama në çdo takim po bën avokatin e Rusisë së vogël. Historikisht Serbia është vlerësuar si Rusia e vogël por kurrë ndonjëherë në histori Serbia nuk ka dëshmuar më shumë se sot se ajo është një Rusi e vogël në Ballkan, duke mosrespektuar sankionet e NATO dhe BE ndaj Rusisë.

Duke shtruar kështu një prapavijë të rrezikshme të Ballkanit të Rusisë së Putinit. Rama ka bërë haptas avokatinë e Rusisë së vogël.

Ka justifikuar, ka kërkuar që të tjerët ta mirëkuptojnë pse Serbia nuk mund të respektojë sanksionet, por duhet të qëndrojë Rusi e vogël. De facto ka justifikuar politikën e Putinit ndaj Serbisë.