Votimi i projektligjit të Portit të Durrësit, Berisha: U bë në 3 të natës kur qytetarët nuk e ndiqnin dot

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në një konferencë për mediat se votimi i projektligjit të Portit të Durrësit u bë gjatë natës, kur qytetarët nuk e ndiqnin dot.

Sali Berisha: Ata që ndoqën çfarë ndodhi mbrëmë në parlament patën rastin të shohin solidaritetin në krim të pseudomazhorancës socialiste.

Solidariteti në një krim të paprecedentë që kryhet duke noterizuar me votën e tyre në papërgjegjëis absolute grabitjen e portit të Durrësit nga Rama dhe klani i tij. 

Parlamenti mbrëmë ishte arenë solidariteti në këtë krim monstroz, por populli opozitar do të thotë fjalën e tij. Se votimi u bë në errësirë, u bë në 3 të natës kur njerëzit nuk e ndiqnin dot.