Miratimi i Portit të Durrësit, Vasili: Rama djersiti si lopë, psherëtiu, lehu e ua la këtyre rrypave ta votojnë

Mbrëmjen e djeshme, më 24 nëntor 2022 u miratua projektligji i marrëveshjes së Portit të Durrësit. Megjithatë në momentin e votimit kryeministri Edi Rama nuk ishte prezent.

Për këtë deputeti i PL-së Petrit Vasili pati një koment duke e cilësuar si "fjalime drogaxhiu, djersiti si lopë, psherëtiu, lehu dhe mjaulliu dhe ua la këtyre rrypave deputetë, që ta votojnë hajdutërine e tij 6 miliardë euro të Portit të Durrësit."

"Ky Edi Rama as firmosi as votoi vetë fare per kete marreveshjen e hajdutllekut te Portit te Durresit!

Mbajti ca fjalime te nje drogaxhiu, djersiti si lope, psheretiu, lehu dhe mjaulliu dhe ua la ketyre rrypave deputete, qe ta votojne hajduterine e tij 6 miliarde euro te Portit te Durresit.

Nja 70 gjakshprishur, por edhe budallenj deputete, qe u vetperdoren si bedela qe votojne dhe s'bejne as gëk as mëk.

Ky vetem grabit dhe rremben se sa per pergjegjesine.... ate jua le te tjereve sa here eshte ne hall.

Dhe mire e ben kur te tille deputete te pacipe votojne si bageti, qe u hedhin dy lopata tagji ne grazh dhe e pertypin e nuk hapin gojen.

Ptu... turpi i ketij vendi me KM & deputetë rilindjeje!" tha Vasili.