Dhunuan të moshuarën në Pejë, lirohen infermieret. Do të gjykohen në gjendje të lirë

Gjykata Supreme e Kosovës ka liruar nga paraburgimi tre infermieret e azilit famëkeq që dhunuan një të moshuar në Pejë në fillim të këtij muaji. Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të tre infermiereve që ato të mbrohen në gjendje të lirë.

Me vendim të Gjykatës Supreme, tri infermieret e Pejës që dhunuan të moshuarën në fillim të këtij muaji janë lënë të lira.

Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e avokatëve për lirimin e tyre nga paraburgimi.

Institucioni i lartë i drejtësisë njofton se tre gratë dhunuese do të mbrohen në gjendje të lirë.

Në 2 nëntor të këtij viti, shtetaset A.R., A.P., R.K., me detyrë infermiere pranë qendrës ‘Orenda’ kanë dhunuar një të moshuar.

Videoja e dhunimit të së moshuarës u bë virale në rrjetet sociale dhe nxitën një reagim të madh në Kosovë e Shqipëri.

E moshuara u largua nga azili famëkeq nga familjarët e saj, ndërsa infermieret u arrestuan dhe njëherazi iu hoq licenca përkohësisht.

Ato kuzohen se kanë kryer veprën penale ‘sulmi’.

Gjykata Themelore e Pejës caktoi për tre dhunueset masën e paraburgimit 30 ditë.