Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Bisedimet në vazhdim, shpresë për zgjidhje për të de-përshkallëzuar tensionet
Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor përmes një posimi në rrjetine tij social Twitter shkruan se ka shpresë për “një zgjidhje sot për të de-përshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve”, mes Kosovës dhe Serbisë.
"Sot po pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë si vazhdim i takimit tonë të nivelit të lartë. Shpresa ime e sinqertë është se ne do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për të de-përshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve. Bisedimet janë në vazhdim."
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nën ndërmjetësim të të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak janë takuar për të diskutuar zgjidhjen për çështjen e targave ilegale serbe dhe normalizimi e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Nevoja për përpjekje maksimale për arritjen e një marrëveshjeje për targat është theksuar edhe në një takim të zhvilluar të martën mes Kurtit dhe ambasadorëve të Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, Olivier Guérot dhe Jörn Rohde, ka thënë Qeveria e Kosovës përmes një komunikate.
Today, I’m hosting the Chief Negotiators of Kosovo and Serbia as a follow-up to our High-level meeting.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 23, 2022
My sincere hope is that we will manage to find a solution today to de-escalate the tensions on the ground and work towards normalisation of relations.
Talks are ongoing. pic.twitter.com/BnfCiTokaD