Tjetërsimi i pronave të Gjirit të Lalzit, nuk ndryshon masa e sigurisë për Kërçykun

Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhërurar vijimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për Irgen Kërçykun.

Ky i fundit është ish-përfaqësues i Avokaturës së Shtetit i cili doli në përgjime me Aleksandër Lahon të akuzuar për tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalëzit

Më 22 nentor SPAK firmosi urdhërarrestimin për Aleksandër Lahon e njohur si Rrumi i Shijakut.

Gjatë hetimeve të këtij procedimi penal është bërë e mundur evidentimi i një skeme të mirëfilltë kriminale në falsifikimin dhe regjistrimin e pronave në vijën bregdetare të quajtur “Gjiri i Lalzit”, Durrës thuhej në njoftimin e SPAK.