Ora News siguron Videon, momenti i shpërthimit të granatës në verandën e lokalit në Librazhd

Ora News ka siguruar momentin kur në lokalin në pronësi të shtetasit Danil Kokonozit në zonën e Librazhdit hidhet një granatë. Ngjarja ka ndodhur me 21 nëntor.

Në pamje duket një person i cili afrohet lehtësisht drejt lokalit, duke bërë lëvizje të dyshuara teksa tenton ti vendos flakën një makinë tip "Audi", i cili sipas të dhënave rezulton të jetë në pronësi të Daniel Kokonozit.

Pasi nuk arrin të kryejë planin deri në fund ai kthehet sërish dhe hedh një sasi granate ku është dashur vetëm pak sekonda dhe më pas shpërthen.

Nga shpërthimin ka vetëm dëme material. Në pranga ka përfunduar një 23-vjeçar Rei Karriqi.

Përveç të riut, në pranga ka përfunduar edhe 41-vjeçari Arjan Pino.

Sipas të dhënave, 41-vjeçari ka patur një konflikt banal më pronarin e lokalit vetëm pak ditë më parë.