Shkollat në Tirane u kërkojnë nxënësve të marrin laptop ose tableta për orën e Informatikës
Disa shkolla të kryeqytetit u kanë kërkuar nxënësve të marrin një laptop apo tabletë nga shtëpia për orën e Informatikës.
Ky fakt konfirmohet edhe në shkollën 9-vjeçare "Niket Dardani".
"Na kanë thënë të marrim kompjutera por jo të gjithë kanë kushte të marrin kompjutera."
Megjithëse Ministria e Arsimit ka dhënë vetëm pak muaj më parë 2 milion e 500 mijë euro për blerjen e 1600 kompjuterave, 100 dyerve të blinduara dhe aksesorë të tjerë për laboratorët e shkollave, nxënësit thonë se pajisjet janë të dëmtuara.
"Jo të gjitha punojnë. Nuk ndizen fare."
"Nuk punojnë të gjithë kompjuterat."
Sipas dokumenteve zyrtare të AKSHI-t, fitues u shpall kompania që kërkoi më shumë se 600 mijë euro më shumë sesa operatori me ofertën më të lirë.
Por pavarësisht këtij fondi për kompjuterat, nxënësit ulen nga dy në çdo tavolinë.
"Dy nxënës në një kompjuter."
Laboratorët e shkollave janë ambjente që shpesh herë është kërkuar investim nga mësuesit dhe prindërit për shkak të mangësive në bazën materiale.
Por pavarësisht premtimeve për investime në këtë sektor, realiteti tregon të kundërtën.
