Zyrtare, Cristiano Ronaldo zgjidh kontratën me Man. United
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2022, 18:46
Divorc përfundimtar. Cristiano Ronaldo dhe Manchester United gjejnë gjuhën e përbashkët për prishjen e kontratës që skadonte në fund të këtij sezoni.
Numri 7 nuk do të veshë më fanellën e klubit më të titulluar të Anglisë pas një sezoni e gjysmë dhe do të vihet në kërkim të një skuadre të re ku mund të transferohet me parametra zero.
Lajmin e ndërorerjes së dyanshme të bashkëpunimit e bën të ditur klubi britanik.
