Shfryrja e Cristiano Ronaldos me gazetarët: Jeni shumë të mërzitshëm

Në konferencën e zakonshme për shtyp, Portugalia ka nxjerrë në prezantimin me mediat, yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo. Portugezi që është bërë kryefjalë e ditëve të fundit për shkak të intervistës me Piers Morgan, është kapour verbalisht me gazetarët të cilët këmbëngulën vazhdimisht për atmosferën në kombëtare.

Sipas zërave të ditëve të fundit, marrëdhënia e CR7 nuk është aspak e ngrohtë me mesfushorin Bruno Fernandes por fituesi i 5 Topave të Artë përgjigjet duke thënë:

“Atmosfera në skuadër është fantastike. Jemi një trup i bashkuar të gjithë. Duhet të mos i pyesni shokët e mi të skuadrës të flasin për mua. Kjo duhet të marrë fund. Gjithsesi jam antiplumb, kam një xhaketë çeliku. Bëra shaka me Bruno Fernandes në dhomat e zhveshjes pasi ai mbërriti me vonesë dhe bëra shaka duke i thënë se a ka ardhur me anije. E njëjta gjë me Cancelo, ai ishte pak i mërzitur dhe unë po mundohesha t’i ktheja humorin.”

Nervoz sulmuesi që kërkon të përqëndrohet vetëm te futbolli i luajtur dhe jo tek ato që thuhen në media.