Anglia "uragan", shkatërron Iranin në pak minuta (VIDEO)

Ndoshta nuk do ta besoni por Anglia e mund Iranin në mënyrën më të lehtë të mundshme dhe me lider në fushë Harry Maguire. Mbrojtësi i "3 Luanëve" rezultoi vendimtar në ndeshjen e parë të ishullorëve këtë botëror të fituar 6-2.

Jude Bellingham gjithashtu por edhe Sterling e Saka diktuan ritmin.

Anglia për sytë e njerëzve është kënaqësi pasi shkatërroi që në pjesën e parë skuadrën aziatike pa asgjë të ngjashme me ekipin e përfolur kohët e fundit, ndoshta në vështirësi edhe për shkak të kontradiktave në dhomat e zhveshjes të ndezura nga protestat e muajve të fundit në vend.

14 minuta shtesë në pjesën e parë të diktuara nga dëmtimi i portierit të Iranit ndërsa në të dytën Anglia kontrolloi ndeshjen dhe shënoi sërish me Saka e Rashford bashkë me Graelish duke hipotekuar një sukses të frikshëm.

Southgate mund të buzëqeshë me këtë debutim që e ngjit menjëherë në krye të grupit B, Anglinë.