Spektakël dritash dhe festë në Doha, ceremonia ndez flakën e shkretëtirës. Freeman “ylli” i mbrëmjes (Fotot: Reuters)

Një show spetakolar, me drita, flamuj, maskota dhe një të ftuar të veçantë, Morgan Freeman, narratori zyrtar i cereminisë hapëse të Botërorit Katar 2022. Spektakli filloi me një filmim që ilustroi tokën dhe Kupën e Botës dhe më pas në fushë u shfaq aktori amerikan me të një ri katariot të prekur nga një sëmundje që ndaloi rritjen e gjymtyrëve. Biseda e të dyve u përqëndrua te përfshirja.
Më pas ishte radha e shpalosjes së flamujve të 32 vendeve pjesëmarrëse dhe më pas maskotave zyrtare që nga viti 1966 dhe deri më sot. Skenën e rrëmbeu këngëtari koreano-jugor Jeon Jung-Kook për himnin zyrtar dhe më pas një ndeshje e shfaqur në një ekran gjigand ku rreth 50 vite më parë Emiri i Katarit, në atë kohë vetëm një fëmijë, luante në shkretëtirë.

Fjalën e mori Emiri Tamim bin Hamad al-Thani që mbylli zyrtarisht edhe ceremoninë duke ia lënë skenën Katarit dhe Ekuadorit për ndeshjen e parë të këtij kampionati.






