VIDEO/ Tunizia i bën ballë Danimarkës, nuk ka gola në sfidën e grupit D
Ndeshje shumë e bukur por pa fitues. Danimarka dhe Tunizia nuk arrijnë të marrin maksimumin nga përballja e orës 14:00 ku pati shumë ritëm por jo fitues.
Mijëra tifozët tunizianë që kishin mbusur shkallët e stadiumit nuk arritën të festonin në fund të 95 minutave ku ritmi i ndeshjes ishte shumë i lartë por asnjë prej skuadrave nuk arriti të shënonte.
Danimarka shtyu shumë gjatë pjesës së dytë por pa sukses në tentativat për të gjetur golin edhe pse gjatë minutave të fundit, nordikët e rritën ritmin e madje në kohën shtesë pretenduan për një 11-metërsh por nuk arritën të bindnin kryesorin që pasi verifikoi edhe sistemin VAR, vendosi që lojab të vazhdonte.
Ndeshja ishte e vlefshme për grupin D të Kupës së Botës ku bëjnë pjesë edhe Franca me Australinë.
