Kavilja e Messit “tmerron” tifozët e Argjentinës

Vazhdon të jetë shqetësuese gjendja e Lionel Messit, emri i të cilit lakohet përditë jo vetëm në mediat argjentinase por edhe ato ndërkombëtare. Kavilja e numrit 10 shqetëson dhe jo pak.

Një foto e publikuar orët e fundit ka futur në panik tifozët bardhekaltër në mbarë botën, të cilët i kanë sytë nga kapiteni për të prekur trofeun e tretë të Kupës së Botës.

Bëhet fjalë për kaviljen e djathtë që e ka mbajtur “pleshtin” larg seancave stërvitore të ditëve të fundit. Fotoja është kapur nga rrjeti amerikan ESPN gjatë një séance stërvitore të sulmuesit në prag të debutimit të Argjentinës të merkurën me Arabinë Saudite.