Budweiser do ta falë te fituesit e kupës birrën që nuk do të konsumohet në Katar

Birra që nuk do të konsumohet në Katar, do t’i dhurohet vendit fitues të Kupës së Botës. Vendimi është marrë nga kompania Budweiser që pasi transportoi për 13 mijë km. nga Anglia në Katar birrën që pritej të konsumohej në Doha, duhet të përballet me uljen e ndjeshme të shitjeve pasi autoritetet vendosën që alkooli të mos konsumohet në stadiume.

Pavarësisht faktit se Budëeiser është monopol në shitjen e birrës gjatë këtyre ditëve në Katar pasi është edhe spionsori zyrtar i Kupës së Botës, një sasi e madhe pritet të mbetet stok në magazinë dhe në këtë mënyrë, pronarët e kompanisë amerikane kanë vendosur që atë ta dhurojnë.

E gjithë sasia që nuk do të konsumohet do t’i falet vendit fitues. Një motiv më shumë për të fituar për trofeun final…