Prapaskenat nga fotografia e Messit dhe Ronaldos, lojtarët nuk ishin fare bashkë gjatë fotosetit

Janë publikuar pamjet nga prapaskenat e fotosesionit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos me kompaninë e Louis Vuitton.

Të premten, Messi shpërndau në internet një foto të tij duke luajtur shah me Ronaldon , me një mbishkrim ku shkruhej: "Fitorja është një gjendje shpirtërore".

Tani, gjigantët e modës Louis Vuitton kanë publikuar një video nga prapaskenat e xhirimeve.

Gjatë videos, Messi tha: “Kjo do të jetë Botërori im i pestë. Fitorja më e paharrueshme ishte duke u vlerësuar nga populli argjentinas. Ishte një fitore e madhe për mua. Mendoj se është spektakolare që trofetë udhëtojnë në Louis Vuitton.

Ndërsa Ronaldo tha: “Kjo do të jetë Botërori im i pestë, kështu që mendoj se është një arritje e madhe”.

Messi më pas foli për të preferuarin e tij personal nga koleksioni Louis Vuitton.

35-vjeçari tha: “Artikulli im i preferuar i Louis Vuitton është valixheja e dorës. Unë udhëtoj shumë, kështu që më pëlqen. Kemi kaluar shumë mirë gjatë xhirimeve. Ishte një përvojë e mrekullueshme për mua dhe më pëlqeu shumë të vija këtu.”

Argjentina do të nisë fushatën e saj javën e ardhshme kundër Arabisë Saudite, përpara se të përballet me Meksikën dhe Poloninë.

Nga ana tjetër, Ronaldo do të përpiqet gjithashtu për të udhëhequr Portugalinë drejt çmimit të madh futbollistik.