Holanda debuton me drithërima, vendosin dy gola në fund të ndeshjes (VIDEO)

Debutim pozitiv për Holandën në Kupën e Botës. “Portokallinjtë” zgjidhën me sukses një ndeshje të komplikuar me dy gola në finalen e ndeshjes duke rrëmbyer tre pikët ndërsa në ekipin afrikan peshoi shumë mungesa e Sadio Mane, i cili braktisi skuadrën pak ditë përpara nisjes për në Katar për shkak të një dëmtimi në gju.

Sfidën në Al Thumama e vendosën golat e Gakpo dhe Klaassen në fundin e takimit dhe në këtë mënyrë Holanda ngjitet bashkë me Ekuadorin në vendin  e parë të grupit A.