Tifozët e Ekuadorit kërkojnë birra, shikoni se si i bëjnë thirrje FIFA-s në kor (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2022, 21:41
Mungesa e pijeve alkoolike në tribunën e stadiumit "Al Bayt" është ndier që në ndeshjen e parë ku shumica e tifozëve ishin vendas ndërsa një minoritet i vogël ekuadorianë.
Gjithsesi, ky fakt nuk i ndali miqtë që në një mënyrë mjaft origjinale të bënin thirrje që komiteti organizator dhe FIFA të lejojnë konsumin e alkoolit edhe në komplekset ku do të luhën ndeshjet. Duam birra, duam birra” ishin thirrjet e tyre gjatë ndeshjes hapëse të grupit A mes Katarit dhe Ekuadorit. Shikojeni!
La hinchada #ECU ya tiene el primer hit del #FIFAWorldCup : “Queremos cerveza, queremos cerveza” pic.twitter.com/Pk91fYLug5
— Javier Lanza (@javierlanza) November 20, 2022
