Shiriti i LGBT mund t’u kushtojë shumë kapitenëve Kane dhe Neuer
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2022, 21:32

Harry Kane por edhe Manuel Neuer mund të mungojnë në ndeshjet e treta të Kupës së Botës pasi FIFA kërcënon me karton të verdhë kapitenët e skuadrave që do të vendosin shiritin me ngjyrat e komunitetit LGBT.
Situata është ende e paqartë ndërsa edhe 7 lojtarë të tjerë që kanë premtuar të njëjtën gjë, po monitorojnë lëvizjet dhe vendimin që do të merret.
Anglia është skuadra e parë që do të testojë nervat e organizatirëve dhe FIFA-s pasi Harry Kane ka dalë publikisht në mbështetje të këtij komuniteti duke bërë të ditur vendimin e tij që shiriti i kapitenit do të jetë me ngjyrat e ylberit.
