Spektakli i Katarit 2002, Better Together, yjet botërorë në ceremoninë e hapjes

Në Katar hapet sot me një spektakël yjesh te muzikës botërore Kupa e Botes 2022. Better Together është kënga kolone zanore e këtij botërori. Polemikat e shoqëruan këtë event qe nga caktimi i Katarit si vend pritës e deri ne orët para nisjes se ceremonisë. 

Nuk dihet ende se kush do të këndojë në ceremoninë e hapjes së Botërorit, i cili hapet këtë të diele. Është konfirmuar vetëm paraqitja e Jung Kook, anëtar i grupit K-pop BTS.

Grupi bëri me dije se ata ishin “krenarë” të shpallnin performancën e Jung Kook në ceremoninë e hapjes. Postimi mori si lavdërime ashtu edhe kritika nga fansat.

Këtë vit do të ketë një kolonë zanore zyrtare të përbërë nga disa këngë të artistëve.

Sipas mesazhit të grupit BTS në Twitter, në këtë kolonë zanore është përfshirë edhe një këngë nga Jung Kook.

Edhe “Tokoh Tka”, nga reperja e njohur Nicki Minaj, kantautori kolumbian Maluma dhe artistja libaneze Myriam Fares, janë pjesë e këtij albumi.

Kënga e parë zyrtare që u përzgjodh raundin përfundimtar në Doha për të qenë pjesë e kolonës zanore, ishte “Hayya Hayya (Better Together)” nga Trinidad Cardona, Davido dhe Aisha.

Aisha është një këngëtare e njohur në Katar, e cila performoi edhe në Selinë e Kombeve të Bashkuara në vitin 2019.

Sipas informacioneve në uebsajtin e FIFA-s, kënga është “një pjesë e rëndësishme e strategjisë së FIFA-s të shpallur në vitin 2021”, me të cilën shoqata botërore e futbollit dëshiron të lidhë tifozët e futbollit me muzikën në mbarë botën.