Truproja e Lewandowski-t fanatik i tezave naziste, përjashtohet nga Polonia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2022, 22:44
Truproja e Kombëtares Polake, Dominik Grucha është përzënë nga detyra pasi është zbuluar që ai bën pjesë në një bandë kriminale të përfshirë në rrëmbime, shfrytëzim prostitucioni dhe promovimin e nazizmit.
Menjëherë pas publikimit të lajmit, federata polake veproi duke e larguar nga kampi i kombëtares që udhëtoi drejt Katarit e shoqëruar nga avionë ushtarakë F16 për të dhënë një mesazh të qartë.
Ai ishte gjithashtu bodyguard personal i sulmuesit Robert Lewandowski dhe sipas burimeve të ndryshme, gjestet e tij e kanë përfshirë në kauza pro-naziste pasi materiale dhe prova të pakundërshtueshme janë në dosjen e prokurorisë tashmë. Idhulli i grupimit me rreth 50 persona, ka qenë krahu i djathtë i Hitlerit, Rudolf Hess.
