Argjentina humbet pjesët përpara fillimit të Kupës së Botës
Pak nga pak, Argjentina po humbet lojtarë të rëndësishëm në Kupën e Botës edhe pse bëhet fjalë për emra stoli.
Sulmuesi Joachim Correa ka ngritur “flamurin e bardhë”. Kombëtarja e drejtuar nga Lionel Scaloni do të bëjë pa shërbimet e bomberit të Interit i cili gjithsesi nuk projektohej titullar por parashikohej si një lojtar stoli shumë i rëndësishëm që mund të bënte diferencën gjatë ndeshjes në zhvillim.
Pas fitores 5-0 ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, Scaloni ndërtoi listën përfundimtare duke lënë jashtë Correan që vuan nga një problem në tendinën e Akilit. Jashtë listës mbetet edhe Nico Gonzalez.
Lajmin e bëri të ditur federata bardhekaltër që thekson se do ta zëvendësojë lojtari i Atletico Madrid, Ángel Correa. Pak kohë më parë Argjentina humbi edhe Lo Celso-n ndërsa rikuperim shumë i rëndësishëm për ekipin dy herë kampion bote është Paulo Dybala.
