Asambleja Parlamentare e NATO-s: Rusia është një shtet terrorist
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2022, 16:39
Asambleja Parlamentare e NATO-s, e mbledhur në Madrid për sesionin e saj të 68-të vjetor, miratoi një rezolutë që deklaron, ndër të tjera, se "Shteti i Rusisë, me regjimin e tij të pranishëm, është një shtet terrorist".
Rezoluta, e hartuar nga komisioni politik, u prezantua nga deputeti polak Tomáš Valášek.
Dokumenti gjithashtu thekson se Rusia është "kërcënimi më i drejtpërdrejtë për sigurinë euroatlantike" dhe ripohon "solidaritetin e pathyeshëm" me Ukrainën, duke ftuar vendet aleate të mbajnë mbështetjen ushtarake për Kievin.
