Koshat fasadë të Veliajt, dështon ndarja e mbetjeve në burim, shkelet kontrata

Eco Tirana i ka marre paratë për shërbimin e pastrimit por kontrata nuk zbatohet. Marrëveshja me bashkinë e Tiranës është në fuqi prej 6 vitesh, ndërsa ndarja e mbetjeve urbane ne burim nuk ndodh. Edhe pse koshat janë vendosur neper rruge, makina e grumbullimit i ngarkon te gjitha pa kryer diferencimin.

Në vitin 2016 Bashkia Tiranë lidhi një kontratë shërbimi me kompaninë Eco Tirana për pastrimin dhe diferencimin e mbetjeve urbane në qytet.

Kontrata me një afat 25 vjeçar, synon që të zgjidhte problemin e mbetjeve në kryeqytet, duke i dhënë të drejtën ekskluzive kompanisë Eco Tirana për shërbimin e pastrimit.

Bazuar në kontratën kompania do të pastrojë qytetin do të bëjë diferencimin e mbetjeve në burim.

Mjafton një vëzhgim për të kuptuar se kjo kontratë nuk po zbatohet.

Jemi në rrugën Aleksandër Moisiu në të tre kazanët është e përcaktuar qartë se çfarë duhet të hidhet.

Por makina që supozohet të marrë mbetjet e ndara i ngarkon të gjitha njëherësh duke mos bërë diferencimin e tyre.

Ambientalisti Sazan Guri akuzat i hedh në drejtim të bashkisë Tiranë pasi sipas tij është detyra e këtij institucioni të verifikoje zbatimin kontratës.

Shqetësim për ambientalistin është që makinat që marrin mbetjet nuk e dezinfektojnë më pas zonën, e cila kthehet në burim infeksionesh.

Koshat fasadë të Veliajt, dështon ndarja e mbetjeve në