Nisin evakuimet edhe në Lezhë për shkak të përmbytjeve, disa fshatra pa energji elektrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2022, 18:54
Reshjet e shiut, policia e shtetit evakuon një familje në fshatin Mabë të Njësisë Administrative të Dajçit në Lezhë, pasi banesa e tyre është rrethuat nga uji dhe rrezikon të përmbytet.
Ata janë strehuar tek të afërmit e tyre në qendër te fshatit.
Ndërkohë në zonën e Zadrimës ndodhen ministri i drejtësisë Ulsi Manja, prefekti Gjergj Prendi dhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu, të cilët po monitorojnë nga afër situatën e krijuar.
Sipas të dhënave niveli i prurjeve në lumenjtë dhe kanale kulluese ka rënë me disa cm çka e dëshmon dhe ura ne fshatin Kotërr që në orët e pasdites ishte nën ujë.
Ndërkohë vijojnë të jenë pa energji disa fshatra në Lezhë për shkak të dëmtimit të linjave.

