Soko: Përdorën emergjencën mjedisore për incineratorët, përgjegjës Rama dhe ministrat

Në “Drejt” në RTV Ora nga Luan Rama, eksperti i ekonomisë Pano Soko u shpreh se ishte emergjenca mjedisore që e nisi procedurën e incineratorëve.

Ai tha se marrja e vendimeve për incineratorët është një përgjegjësi e kryeministrit Ramës dhe vetë Këshillit të Ministrave.

Soko: Ishte emergjenca mjedisore që e nisi këtë procedurë. Jam thirrur për incineratorët në SPAK njëherë për të dhënë sqarime për denoncimin e bërë. Kishte seriozitet nga ana e tyre. Na mbajtën rreth 1 orë e 30 minuta.

Pse u zgjodh incineratori? Aty është përgjegjësi e Ramës dhe vetë Këshillit të Ministrave. Në momentin që ti merr vendimin për incineratorin, ne kemi një hierarki që e kemi miratuar me ligj. u vendos në punë incineratori i Elbasanit dhe nuk punon, as prodhon energji. Është shkelje ligji që ka dalë një gjë e tillë me VKM.