Dibër/ Dhunohet “shefi” i dosjes “184”, ish polici akuzohet për manipulim të zgjedhjeve të vitit 2016
Dy persona janë vënë nën hetim në gjendje të lirë pasi akuzohen se sulmuan dhe goditën me grushta ish shefin e Komisaritit të Dibrës, Robert Aga, që po gjykohet për manipulim të zgjedhjeve vendore të vitit 2016. Procesi gjyqsor për dosjen e famshme 184 ka nisur prej 6 muajsh, por seancat janë shtyë për arsye të ndryshme.
Robert Aga, ish shefi i komisariatit të Dibrës, nën hetim për manipulimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në vitin 2016 u dhunua të enjten, 18 nentor 2022, në qytetin e Peshkopisë.
Ish polici po shkonte në seancën e radhës për Dosjen e famshme 184, kur sipas policisë, disa persona e ndaluan në rrugë dhe e goditën.
Ishte ish-administratori i njësisë së Lurës, Hasan Hoti, i cili po ashtu akuzohet për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2016 në Dibër, që njoftoi Gjykatën e Dibrës për sulmin ndaj ish shefit të policisë.
Në këto kushte, Gjyqtarja Nertila Kape e Gjykatës së Dibrës vendosi shtyrjen edhe një herë të procesit dhe vendosi që séance e radhës të mbahet më 1 dhjetor 2022.
Policia e Dibrës, zyrtarisht e njoftoi sulmin ndaj ish shefit të Policisë vetëm këtë të premte, duke e klasifikuar si "Plagosje e lehtë me dashje".
Blutë thonë se autorë të sulmit janë Bekim Agolli, 30 vjec dhe Rubin Murrja, 40 vjec, të dy banues në Dibër.
Burime thonë se shkak i ngjarjes mund të jetë një gjobë që Robert Aga, i kishte vendosur njërit prej personve që e dhunuan në kohën kur mbante detytrën e shefit të qarkullimit në Dibër.
Ish shefi i policisë së Dibrës doli në audio përgjimet e dosjes së Bujshme 184.
Robert Aga, që në audio-përgjime flet me Damian Gjiknurin, Ulsi Manjën e Saimir Tahirin për të marrë një pozicion më të mirë pune pas ndihmës që i ka dhënë PS-së në zgjedhjet vendore.
Më pas, duke kërkuar favore nga kryeministri Rama dhe ministrat Gjiknuri, Tahiri dhe deputetët Manja e Qefalia, Aga u emërua shefi i Qarkullimit Rrugor në Kukës.
Procesi ndaj ish policit dhe ish -administratorit të njësisë së Lurës, Hasan Hoti nisi në shkurt të vitit 2021, por është bllokuar prej 6 muajsh për arsye të ndryshme.
Të njejtin fat ka edhe dosja paralele, që nisi nga çështja “184”.
Në janar 2021 “Ora News”, zbardhi të plotë dosjen penale ku tregohej qartë implikimi i punonjësve të policisë së shtetit dhe PS në Tiranë. Shikoni linkun bashkangjitur.

