Çoçoli: Apartamentet në portin e Durrësit do të ndihmojnë ekonominë si ato të Rindërtimit

Në “Drejt” në RTV Ora nga Luan Rama, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli u shpreh se do të ndihmohet ekonomia me apartamentet e reja në portin e ri të Durrësit.

Ai tha se do të vijnë me shumë turistë dhe do të rritet imazhi i turizmit në vend dhe se marina të shkojë në Porto Romano.

Çoçoli: Do të ndihmohet ekonomia me apartamentet e reja, sikurse u ndihmua me apartamente e rindërtimit, do të vijnë me shumë turistë dhe do të rritet imazhi i turizmit në vend. Unë shoh një efekt domino.

Nuk do të preket porti sepse është e pamundur që të gjendjet një zgjidhje afatgjatë. Mendoj se marina do të shkojë në Porto Romano dhe do të jetë për kroçiere që sjellin shumë turistë.