Duka: Në Portin e Durrësit shteti ka vetëm 26%, 90% e investimit po bëhet për pallate

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PAA-së, Agron Duka u shpreh se 90% e investimit në portin e Durrësit bëhet për këto pallate, 10% janë për jahtet dhe shërbimet e tjera.

Ai tha se shteti ka hyrë në negociata dhe ka rënë dakord që të marrë 33%, ndërsa 7% bien nga taksat e favorizuara dhe shkojnë deri në 26%.

Duka: Puna fillon, 90% e investimit po bëhet për këto pallate, 10% janë për jahtet dhe shërbimet e tjera. Kjo është njëlloj sikur një privat të marrë me sipërmarrje një ndërtues. Shteti ka hyrë në negociata dhe ka rënë dakord që të marrë 33%, por as kjo nuk është e sakte, sepse 7% bien nga taksat e favorizuara dhe shkojnë deri në 26%.

Këta e bëjnë bisedën sikur biznesi nuk pret, por shteti nuk funksionin kështu, sepse duhet transparencë dhe procedura, se shteti nuk është biznes. Duhen sa më shumë njerëz në vendimmarrje, të ishin bindur edhe në komision që të mos kishim këtë ndarje. Rruga që është ndjek nuk është normale.