Feston thirrjen në skuadrën e Kupës së Botës duke i dhuruar vetes një Lamborghini

Sulmuesi i Brazilit, Anthony nuk është përmbajtur pasi mësoi se trajneri Tite e bëri pjesë të listës së Selecaos për në Kupën e Botës 2022.

Pasi realizoi objektivin e parë për të nxjerrë familjen nga favela e “ferrit”, sulmuesi i Manchester United realizoi edhe objektivin e radhës që është pjesëmarrja me fanellën e vendit të tij në një eveniment të tillë.

Rreth 360 mijë euro ka kushtuar ekzemplari Lamborghini Aventador që sulmuesi i dhuroi vetes duke e reklamuar me krenari në Instagram. Lambo është transportuar me kujdes në shtëpinë e tij pasi bëhet fjalë për makinë me 0 kilometra që kilometrat e para i bëri nga shtëpia e tij.

Feston thirrjen në skuadrën e Kupës së Botës duke i