Gana harroi fanellat në shtëpi? Universiteti i Milanos ia bën dhuratë me postë...

Gana u nis drejt Katarit pa bazën materiale që përfshin edhe fanellat e skuadrës, lajm ky që bëri xhiron e botës pasi ekipi afrikan rrezikon seriozisht të mos arrijë të veshë në kohë bluzat për ndeshjen e parë, atë të datës 24 kundër Portugalisë.

Për shkak të vonesave të mëdha që mund të hasen në transportim nga posta ganeze, në ndihmë të “Yjeve të Afrikës” kanë ardhur studentët e universitetit “CUS Statale” të Milanos.

Ata kanë dërguar një pako gjigande në Katar me fanellat e tyre pothuajse identike me ato të ganezëve dhe me një letër ku shkruajnë:

 “E dashur kombëtare e Ganës kjo është një dhuratë nga universiteti jonë në shenjë miqësie pasi harruar fanellat tuaja në Ganë”. Pakoja e nisur parashikohet të mbërrijë në Katar vetëm 2 ditë përpara ndeshjes debutuese të Ganës në këtë botëror.