Ish-sulmuesi i Premier League sulmon keq Cristiano Ronaldon
Kritikat e Cristiano Ronaldos adresuar Manchester United nuk janë pritur mirë nga njerëzit që punojnë dhe kanë luajtur në klubin e kuq por edhe anëtarë të njohur të komunitetit të futbollit. Prej ditësh po flitet për intervistën e luzitanit ku akuzon për mungesë respekti edhe klubin por Gabriel Agbonlahor, ish-sulmues i Premier League del në krah të “Red Devils” dhe punonjësve të klubit më të titulluar të Anglisë.
“Po kuzhinieri i gjorë që punon prej vitesh aty, çfarë faji ka? Makaronat aty nuk ishin bio? Perimet nuk ishin të pjekura? Këta njerëz që punojnë prej vitesh në restorantin aty mendojnë me vete: Po unë çfarë kam bërë? Pishina e Manchester United nuk ishte mjaftueshëm e ngrohtë? Jam i sigurt që me rrogën e një jave, Ronaldo mund të ndërtojë një pishinë të gjithë për vete”.
Shumë i qartë Agbonlahor, sipas tij, Ronaldo mendon se mund të bëjë gjithçka vetë, pa ndihmën e askujt.
