Vlerësim maksimal për Ardian Ismajlin nga mediat italiane
Kishte vetëm një lojtar kuqezi që shkëlqeu mbi të tjerët në miqësoren e Tirarës. Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin që përveç golit, tregoi nivel edhe në fazën mbrojtëse.
“Sport Mediaset” vlerëson paraqitjen e skuadrës shqiptare në miqësoren me Italinë ku thekson se Ardian Ismajli tregoi cilësi në fushën e blertë. Bashkë me të, për faqen spotive, notë të lartë 6.5 meriton edhe Berisha ndërsa Bare vlerësohet me notën 5. Ndërkohë sipas Eurosport notën më të lartë e merr Ismajli 6.5, por edhe Nedim Bajrami në mesfushë.
“Një pjesë e mbrojtjes dhe mesfusha bënë një paraqitje të pamjaftueshme”, thekson kjo faqe. Ndërkohë, për portalin “calciomercato.it”, Berisha mund të kishte bërë më shumë në rastin e golit të barazimit ndërsa Kumbulla ofroi pak siguri në repartin e tërhequr.
