Emocione për Marash Kumbullën në ndeshjen kundër vendit që e rriti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2022, 08:34
Ndeshje e veçantë Shqipëri-Itali për Marash Kumbullën, mbrojtësi i lindur në Itali por që përfaëson vendin e origjinës. Lojtari me prindër shkodranë që aktualisht luan me fanellën e Romës, sfidoi në fushën e blertë shokun e skuadrës, Nicolo Zaniolo me të cilin stërvitet përditë në “Trigoria” dhe ashtu si sfida e Conference League kundër Feynoord, edhe 16 nëntori do të qëndrojë gjatë në kujtesën e 22-vjeçarit që në një postim në rrjetet sociale shkruan:
“Ishte një emocion për të mirëpritur vendin ku kam lindur në Tiranën time. Kemi bërë një ndeshje të mirë edhe pse rezultati nuk na shperbleu! Duhet të bëjmë akoma më mirë”.
View this post on Instagram
