Ronaldo mendon se është frut ekzotik që njerëzit duan ta kafshojnë

Intervista e plotë e Cristiano Ronaldos për "Talk TV" nga Piere Morgan është publikuar ditën e sotme. Luzitani, përveç Manchester United ka folur shumë edhe për jetën private ku dozat e modestisë janë minimale. Ja çfare thotë ai:

"Jam krenar që jam njeriu më i ndjekur në Instagram. Kjo do të thotë se njerëzit më duan dhe ndonjëherë pyes veten: pse unë dhe jo të tjerët? Mendoj se jam i bukur, karizmatik si të isha një frut ekzotik që njrrëzit duan ta kafshojnë.

Nuk i lexoj gazetat sepse 90% e atyre që thonë janë gënjeshtra. Nuk humbas kohë me njerëz që nuk më duan ose më urrejnë. Njerëzit mund të kenë mendimet e tyre por nuk e dinë se çfarë ndodh pas kuintave. Kam punuar përherë me trajnerët më të mirë të botës si Mourinho, Ancelotti, Zidane, Santos dhe Allegri".