Mbappé dhe Ronaldo “gay” për të dhënë një mesazh drejt Katarit...

Kylian Mbappé e Cristiano Ronaldo puthen në buzë në një fushë futbolli. Ky është posteri provokues i italianit Andrea Villa, artisti i rrugës i pagëzuar si Banksy torinez. Posteri është realizuar në prag të nisjes së botërorit Katar 2022 dhe konsiderohet një provokim artistik për organizatorët e Kupës së Botës, të cilët kërkojnë që në vendin e tyre të respektohen rregullat dhe sjelljet e palejueshme ku puthjet mes homoseksualëve në publik, nuk lejohen.

Sipas artistit italian, kjo ide që i lindi gjatë ditëve të fundit, është një kundërpërgjigje për homofobinë në ambjentet e futbollit. Jo rastësisht ka zgjedhur dy figura të rëndësishme të lojës sot ndërsa shton se fakti që në Serie A nuk është deklaruar ende askush publikisht, është disi i çuditshëm.

Ai shton se mungesa e lirisë së shprehjes në Katar është shqetësuese , madje është e turpshme se si FIFA ka bërë një kompromis të tillë në interes të parave. Posterat e Villas janë vendosur në rrugën “Regina Margherita” të Torinos.