Lezhë/ Ambulanca del nga rruga, 4 të plagosur mes tyre dhe një infermier

Katër persona mbeten të plagosur mes tyre dhe një infermier, pasi autoambulanca me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në një parcelë.

Aksidenti ndodhi mesditën e së mërkurës në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Markatomaj.

Autoambualanca po transportonte një paciente nga Rresheni në drejtim të Spitalit rajonal të Lezhës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nga aksidenti mbetën të plagosur pacientja, dy shoqëruesit e saj: Mara Prega, Mrika Tusha dhe Vlash Toma, dhe infermieri Fation Çuni, ndërsa drejtuesi i mjetit fatmirësisht nuk mori lëndime.

Të plagosurit u dërguan me urgjence në spitalin rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia dhe tentativa e një parakalimi nga drejtuesi i autoambulancës.

Lezhë/ Ambulanca del nga rruga, 4 të plagosur mes tyre dhe një
Ambulanca e aksidentuar