Mësuesja lë mësimdhënien në shkollë dhe zbret në OnlyFans: Për 3 vjet fitova një milion dollarë
Courtney Tillia, ish-mësuese, grua dhe nënë e katër fëmijëve ka hequr dorë nga mësimdhënia për t'iu përkushtuar publikimit të përmbajtjeve për të rritur:“Nuk do të kthehesha kurrë pas"
Ajo zbret në OnlyFans, duke braktisur profesionin e mësueses dhe në pak më shumë se tre vjet fiton një milion dollarë.
Është historia e Courtney Tillia, një ish-mësuese amerikane, bashkëshorte dhe nënë e katër fëmijëve, e cila vendosi të ndryshojë jetën e saj duke filluar të publikojë përmbajtje për të rritur në faqen e famshme të internetit. Courtney ka tre llogari në OnlyFans por shumica e fitimeve vijnë nga profili ku ajo poston foto dhe video nudo.
Tre llogari- Nga milioni që arriti të fuste në xhep, shpjegon gruaja për TMZ, 750 mijë dollarë i fitoi me përmbajtje eksplicite. Në llogarinë e dytë, ajo shet mallra, ndërsa e tretë është falas, por përmban përmbajtje pay-per-vieë që e lejon të fitojë më shumë para.
Gjykimi i fëmijëve– Ish-mësuesja tha se nuk e shqetëson aspak që fëmijët e saj mund ta vlerësojnë gabim punën e saj. Në vend të kësaj, ajo dhe burri i saj punojnë me fëmijët që t'u kultivojnë një mendje të hapur dhe të mos kritikojnë atë që bëjnë njerëzit e tjerë për të jetuar.
"Nuk do të kthehesha kurrë pas"- "Kur jepja mësim, kishim pak para - thotë ajo. "Nëpërmjet OnlyFans ne kemi arritur të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Ka qenë një burim i madh të ardhurash. Ne mundëm të udhëtonim, të blinim makina, të lëviznim, por edhe të ndihmonim komunitetin". Mundësia që ti kthehet mësuesisë është zero thotë ajo. Kjo dhe për faktin se për të fituar kaq shumë, do t'i duhej të punonte "të paktën 25 vjet të tjera" si mësuese.
Jeta e ëndrrave dhe bamirësia- Kohët e fundit, Courtney u largua nga Arizona dhe u transferua në Los Angeles me bashkëshortin dhe katër fëmijët e saj. Gjatë kësaj periudhe familja përjetoi pushime të gjata në vendet përrallore anembanë botës. Gruaja gjithashtu mori pak kohë për veten dhe u largua vetëm për në Kolumbi dhe më pas në Xhamajka. Siç ka saktësuar, ajo nuk harron të dhurojë për ata që jetojnë në vështirësi financiare. Në veçanti, ajo ndihmon të pastrehët.


