Me 2 kg kokainë të fshehur në flokë, arrestohen në aeroport dy gra që do fluturonin drejt Spanjës
Dy gra u arrestuan në Kolumbi të enjten për përpjekje për të kontrabanduar kokainë në flokët e tyre ekstejshën, tha Ministria e Mbrojtjes e Kolumbisë.
Zonjat, të cilat përdorën zgjatimet për të krijuar modele flokësh të hollë dhe të dredhur, u arrestuan në dy aeroporte të veçanta në Amerikën e Jugut.
Ato do të udhëtonin për në Madrid, Spanjë, dhe u ndaluan pasi kaluan sigurinë kur një skanim i trupit tregoi se objekte të huaja ishin fshehur në flokët e tyre, tha Kol Carlos Alberto Potes.
Droga ishte e fshehur në tuba të vegjël dhe të rrumbullakët të zinj dhe ishte ngjitur në lëkurën e kokës së të dyshuarave poshtë zgjatimeve, tregojnë imazhet.
Autoritetet në Kolumbi shfaqën me krenari kontrabandën që gjetën së bashku me zgjatimet e flokëve dhe të dyshuarat në një seri imazhesh.
Në total u gjetën rreth 2 kilogramë kokainë.






