Bisedime sekrete amerikano–ruse, palët po mbajnë takim të nivelit të lartë
Amerikanët dhe rusët, sipas raportimeve të medieve, po zhvillojnë bisedime sekrete në Ankara. Nga rusët është konfirmuar vajtja e kryespiunit të tyre, ndërsa nuk dihet nëse amerikanët kanë çuar shefin e CIA-s në këtë takim.
Lufta vijon në fushëbetejë mes Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa NATO mbështet Ukrainën në këtë luftë, por amerikanët dhe rusët kanë lënë një dritare të hapur edhe për diplomacinë.
Mediet perëndimore dhe ato ruse njoftojnë se dy delegacione të nivelit të lartë janë takuar në Ankara të Turqisë, por nuk japin detaje për temën e bisedimeve.
Përveç luftës në Ukrainë, një temë e rëndësishme mes palëve është edhe kontrolli i armatimit bërthamor nëpër botë.
Rusët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e shefit të inteligjencës së jashtme të tyre Sergey Naryshkin në këtë takim, ndërsa nuk ka ende komente nga pala amerikane për këtë takim.
Homologu përball i Naryshkinit është shefi i CIA-s amerikane Burns, por nuk ka konfirmim për këtë lajm. Burns ishte në Moskë në nëntor të vitit të kaluar për bisedime të nivelit të lartë me rusët mbi luftën në Ukrainë.
Ky do të ishte kontakti i parë diplomatik ballë për ballë i nivelit të lartë midis Uashingtonit dhe Moskës që kur Sergei Lavrov dhe Anthony Blinken u takuan në Gjenevë, në janar.
Turqia është një vend i rëndësishëm për negociatat mes palëve ndërluftuese, ruse dhe ukrainase, në këtë luftë. Më herët aty janë negociuar edhe marrëveshje të rëndësishme për eksportin e grurit nga portet ukrainase.
