Rikthehen tensionet/ Ankaraja nuk pranon ngushëllimet e Shtëpisë së Bardhë pas sulmit në Stamboll
Sulmi në Stamboll ka sjellë rikthimin e tensioneve mes Ankarasë dhe Uashingtonit. Të hënën ministri turk i Brendshëm, hodhi poshtë ngushëllimet e Shteteve të Bashkuara për viktimat e së dielës. Kujtojmë që presidenti Erdogan, e akuzon SHBA-në si furnizuese me armë, të kurdëve.
Turqia hodhi poshtë ngushëllimet e Shteteve të Bashkuara, për vdekjen e 6 personave përmes sulmit me bombë, të së dielës, 13 nentor 2022 për të cilin Ankaraja fajësoi një grup militantësh kurdë.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, shpesh akuzon Uashingtonin për furnizim me armë për luftëtarët kurdë në Sirinë veriore, të cilësuar si terroristë nga Ankaraja.
Ministri i Brendshëm i vendit, Sulejman Sojllu tha se Turqia nuk do t’i pranonte ngushëllimet e ambasadës së SHBA-ve.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e quajti bombardimin një sulm të ndyrë, që kishte erë terrori.
Policia e Stambollit tha të hënën se 46 persona ishin arrestuar në lidhje me sulmin.
Në mesin e të arrestuarve është edhe personi që ka vendosur bombën.
Të paktën 6 persona dhe 81 të tjerë ngelën të plagosur nga shpërthimi në sheshin Taksim, një zonë tepër e frekuentuar e Stambollit.
Një vajzë nëntëvjeçare dhe babai i saj, si dhe një vajzë 15-vjeçare dhe nëna e saj, ishin në mesin e të vrarëve në sulm.
Askush nuk e ka marrë përsipër sulmin.
