Biden shtrëngon duart me Xi/ Liderët takohenpër herë të parë që nga 2015 në Bali të Indonezisë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2022, 11:58
Presidenti Biden dhe lideri i Kinës Shi Xhinping kanë shtrënguar duart në Bali të Indonezisë vend i cili do të presë edhe samitin e G20 i cili nis ditën e nesërme.
Dy liderët do të zhvillojnë një takim për të përcaktuar vijat e kuqe të dy vendeve me qëllim shmangien e një konflikti katastrofik mes dy fuqive botërore.
Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë në pikën më të ulët të tyre në vitet e fundit.
Marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar në 21 muajt e fundit pasi tensionet janë përshkallëzuar, veçanërisht në lidhje me Tajvanin dhe konfliktin Rusi-Ukrainë.
Kina ndërpreu lidhjet ushtarake dhe klimatike me SHBA-në në gusht, pasi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nensi Pelosi vizitoi Tajvanin
