Charles feston ditëlindjen si monark, 74-vjetori shënon emërimin e tij, Ranger of Windsor Great Park
Mbreti Charles III feston ditëlindjen e tij të parë si monark. Përvjetori i 74-t i lindjes shënon edhe emërimin si “Ranger of Windsor Great Park”, rol që e ka mbajtur më herët babai i tij i ndjerë, Princi Filip.
Mbreti Charles III feston ditëlindjen e tij të parë në fronin britanik me një rol të ri si “Ranger of Windsor Great Park”. Në ditëlindjen e 74-t është publikuar një fotografi e Mbretit për të shënuar emërimin si “Ranger”. Monarku shfaqet i mbështetur në një lis të lashtë në Windsor Great Park, me diellin e dimrit që shkëlqen në sfond.
Postin e Ranger e mbajti më parë babai i tij, Princi Philip, Duka i ndjerë i Edinburgut, për plotë 70 vjet. Detyrat përfshijnë ofrimin e udhëzimeve për Zëvendës Ranger për administrimin e një prej pronave më të vjetra të vendit, sqaroi Buckingham Palace në një deklaratë.
Festimet për ditëlindjen e Mbretit filluan të hënën me një interpretim të "Happy Birthday" nga banda e Kalorësisë shtëpiake në Buckingham Palace, ku Charles lindi në vitin 1948. Kjo shfaqje u pasua në mesditë nga një përshëndetje mbretërore me 41 armë nga Trupa e Mbretit Artileria e kuajve mbretërorë në Green Park.
Charles III erdhi në fron më 8 shtator, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, në moshën 96-vjeçare. Muajin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar u publikua monedha e parë me portretin e mbretit Charles III.
