Tiranë, i kapen 36 telefona celularë kontrabandë, prangoset 32-vjeçari
Finalizohet operacioni policor i koduar "Phones 5" ku është vënë në pranga 32-vjeçari që i tregtonte në dyqanin e tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të 32-vjeçarit, në rrugën "Don Bosko", janë gjetur 36 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të kontrolleve të dedikuara, në subjekte të ndryshme tregtare, me qëllim evidentimin dhe goditjen e krimeve ekonomiko-financiare, në kuadër të operacionit policor të koduar "Phones 5", kanë goditur një rast tjetër të tregtimit të mallrave të kontrabanduara. Si autor i dyshuar i kësaj veprimtarie të kundërligjshme, u arrestua shtetasi: B. K., 32 vjeç, banues në Tiranë.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
