Shpërthimi në Stamboll, Olta Xhaçka: Tragjike! Mes të lënduarve nuk ka shqiptarë
Shpërthimi i ndodhur sot në Stamboll me 6 viktima e 53 të plagosur duket se ka tronditur mbarë opinion publik.
Dyshimet janë, siç deklaroi edhe presidenti turk Erdogan, se kemi të bëjmë me një sulm terrorist, ndërsa e dyshuar për këtë është një grua.
Ndërkohë Ministrja e Punëve të jashtme Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllime për familjarëte viktimave duke u solidarizur me popullin turk për ngjarjen e rëndë.
"Pamje tragjike që dalin nga Stambolli. Zemrat dhe mendjet tona shkojnë për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve.
Ne qëndrojmë pranë Turqise dhe njerëzve të saj në këtë ditë të dhimbshme," shkruan ajo.
Ndërkohë, përmes Konsullatës së Përgjithshme të vendit tonë në Stamboll bëhet e ditur se deri nuk ka raportime për shqiptarë të lënduar, ndërsa është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet turke.
Tragic images coming out of #Istanbul. Our hearts & minds go out to the families of those killed & injured.
— Olta Xhaçka???????? (@xhacka_olta) November 13, 2022
We stand by #Türkiye & its people in this painful day. ???????????????? @MevlutCavusoglu
