"Protesta nuk ndalet më", Berisha e Meta falenderojnë shqiptarët që u bashkuan në shesh
Protesta e 12 nëntorit u konsiderua nga krerët e partive opozitarë si një arritje që do t’i kthejë shqiptarëve vendin e tyre. Kreu i PD Sali Berisha dhe Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklarojnë se do të vijojnë me arritje të mëtejshme të cilat do të jenë në favor të shqiptarëve.
Protesta e 12 nëntorit për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe atë demokratike Sali berisha është një arritje e madhe e bashkimit të shqiptarëve kundër qeverisjes së vendit nga mazhoranca socialiste, dhe një mesazh i qartë se tashmë Shqipëria i përket të rinjve.
Përmes një mesazhi të përcjellë përmes rrjeteve sociale, Meta thotë se marrëveshja për referendumin u jep shqiptarëve fuqinë për të qenë zot të Shqipërisë.
Në të njëjtën linjë me aleatin e tij u shpreh edhe kryedemokrati Sali Berisha u shpreh mirënjohës ndaj qytetarëve që morën pjesë në protestën e djeshme.
Ai tha se Partia Demokratike nuk do të ndalet për të mirën e shqiptarëve.
"Së bashku ne jemi njerëz të rekordeve të mira. Treni ynë nuk ndalet më. Ai do të kalojë nga stacion fitoreje, në një stacion tjetër, deri në destinacionin final. Shpëtimin e Shqipërisë, për ju, të ardhmen tuaj dhe për të gjtihë shqiptarët," tha ai.
Protesta e 12 nëntorit që u organizua pasditen e së shtunës si moto të sajën kishte mesazhin kundër shpopullimit masiv që po i ndodh vendit, dhe përgjegjës për këtë situatë bënë politikat e dështuara të qeverisë Rama.
Me mijëra Qytetarë iu bashkuan protestës e cila edhe pse ishte paqësore nuk munguan dhe momentet e tensioneve mes protestuesve dhe policisë.