Ersekë/ Komshinjtë ndjenë erën e gazit, gjendet i pajetë në banesë i moshuari

Një i moshuar është gjetur i pajetë në një banesë në Ersekë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se vdekja ka ardhur si pasojë e rrjedhës së gazit. Viktima është identifikuar si Pasho Pasho.

Ngjarja është raportuar nga komshinjtë të cilët kanë vënë re prezencën e erës së gazit.

"Më datë 13.11.2022, rreth orës 16:15, në qytetin e Ersekës, është gjetur i pajetë në banesën e tij, në të cilën jetonte i vetëm, shtetasi P. P., rreth 75 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit, nga rrjedhja e një bombole gazi," njoftoi policia.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.