Rikthehet "Expuls" në Ora News. Ronaldo Sharka i emocionuar: Do të thyejmë shikueshmërinë
Këtë javë në ekranin e televizionit Ora News rikthehet emisioni "Expuls" nga Ronaldo Sharka.
Emisioni që çdo javë ka kapur rekorde shikueshmërie do të vijojë të jetë edhe këtë sezon në krye të listës së emisioneve të më të ndjekurve.
Ronaldo Sharka: Do të filloj këtu në shtëpinë time dihet. Sezonet e kaluara kemi qenë të shtunave në 11 të mbrëmjes ndërsa këtë vit jemi të dielën në po të njëjtin orar në orën 23:00.
Ndryshimet nuk i sjell sezoni por nga java në javë në ekranin e Ora News.
Ronaldo Sharka: Nuk po them që kemi ndryshime të mëdha pasi "Expuls" e ka arritur suksesin e vet dhe nuk duam të bëjmë shumë eksperimete, jemi të sigurtë me atë që bëjmë.
Ajo që nuk do ti mungojë "Expuls" të këtij sezoni është pikërisht ajo që e karakterison trajtimi i temave dhe personazheve pa dorashka.
Ronaldo Sharka: Ajo që na bën të veĻantë është origjinaliteti jemi pa dorashka, pa filtra jo siç thuhet rëndom vërdallë, ne jemi realisht ashtu dhe kjo na ka mbajtur në treg deri më sot.
Moderatori i saj Ronaldo Sharka nuk fsheh emocionet ndërsa tregon se këtë të dielë nis em të ftuar interesant dhe me shumë argëtim ashtu siç e do publiku.
