Shqiptari rrëzohet nga ura në Greqi, ndodhet në gjendje kritike për jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2022, 16:35
Një 51-vjeçar shqiptar është gjetur në shtratin e lumit, poshtë urës historike të Artës.
Burri është vënë re nga punëtorët në dyqanet që ndodheshin pranë urës të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e nevojshme, ndërsa shqiptari është dërguar në spitalin e Artës në gjendje kritike për jetën.
