Blatter akuzon Platini: Bleu 4 vota për t’ia dorëzuar botërorin Katarit

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter e pranon që Botërori i vitit 2022 nuk duhej të ishte caktuar në Katar por në SHBA. Në një intervistë të gjatë, ai e pranon që në këtë rast u bë një gabim i rëndë dhe në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë akuzon për këtë ish-presidentin e UEFA-s, Michel Platini.

“Një javë përpara kongresit të vitit 2020 në Mynih,Platini më telefonoi dhe më tha se plani jonë për t’ia dhënë Botërorin 2018 Ruisë dhe atë të 2022 SHBA-së nuk do të funksiononte pasi ai kishte drekuar në Paris me presidenti Sarkozy dhe princin trashëgimtar të Katarit.

Çdo gjë ndodhi saktësisht në këtë mënyrë. Falë 4 votave të siguruara nga Platini, botërori shkoi në Katar dhe jo në SHBA. Kjo është e gjithë e vërteta. Natyrisht që ishte edhe çështje parash. 6 muaj më vonë, Katari bleu avionë lufte nga Franca me vlerë 14.6 miliardë dollarë”.